Holanda e deklason Belgjikën

  • A.P /
  • 03 June 2022 - 22:52
Holanda e deklason Belgjikën

Holanda e ka nisur me fitore edicionin e ri në Ligën e Kombeve.

Në ndeshjen e parë të Grupit 4 në Ligën A, holandezët shënuan fitore të thellë në udhëtim te Belgjika.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “King Baudouin” ka përfunduar me rezultatin 1:4

Steven Bergwijn (40’), Memphis Depay (51’, 66’) dhe Denzel Dumfries (62’) shënuan golat e fitores për “Tulipanët”.

Golin e vetëm dhe të nderit për belgët e shënoi Michy Batshuayi (90+3’).

Holanda me tri pikë renditet e para në grup, kurse Belgjika është e fundit me zero pikë.

(Kosova Sot Online)