Messi, 31 gola prapa Ronaldos

  • S.A /
  • 06 June 2022 - 14:22
Messi, 31 gola prapa Ronaldos

Lionel Messi i realizoi pesë gola mbrëmë në fitoren e Argjentinës ndaj Estonisë në miqësore me rezultat 5:0. Ylli argjentinas me këtë rast u bë golashënuesi i katërt më i mirë në histori në nivel të Kombëtareve. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë arriti në kuotën e 86 golave nga 162 ndeshje të zhvilluara me Argjentinën.Me këtë rast, ai e kaloi legjendën hungareze, Ferenc Puskas, i cili i kishte shënuar 84 gola.

Ndërkohë, futbollisti i Paris Saint-Germainit mbetet prapa ish-sulmuesit të Malajzisë, Mokhtar Dahari, që i ka 89 gola dhe legjendës së Iranit, Ali Daei, i cili i ka shënuar 109 gola. Kurse, listës i prin i padiskutueshmi Cristiano Ronaldo, i cili shënoi dy herë mbrëmë në duel me Zvicrën. CR7 në total i ka 117 gola me Portugalinë, 31 më shumë se Messi. Ish-futbollisti i Barcelonës mund ta kalojë shumë shpejt Daharin, por vështirë se do t’i mbërrijë Daein e Ronaldon duke e pasur parasysh se është 34 vjeç dhe pritet të pensionohet nga Kombëtarja. 

(Kosova Sot Online )