Bale, shumë pranë transferimit në klubin spanjolls

  • G.G /
  • 08 June 2022 - 14:39
Bale, shumë pranë transferimit në klubin spanjolls

Gareth Bale u largua përfundimisht nga Real Madridi, por duket se jo edhe nga Spanja.

Futbollisti uellsian në fakt ka mundësi ta vazhdojë karrierën në La Liga.

Mediat spanjolle raportojnë se ish-futbollisti i Tottenhamit mund të përfundojë në Getafe, shkruan “Gazeta Express”.

Për ta zbuluar këtë lajm është përkujdesur presidenti i klubit spanjoll, Angel Torres, gjatë prezantimit të fanellave të reja.

“Këtë mëngjes më është ofruar Gareth Bale. Më duhet të mendoj dhe të flas me trajnerin. Nuk e di nëse do të vijë këtu”, deklaroi Torres.

Për Balen, Getafe do të ishte një mundësi e mirë për ta vazhduar jetesën në Madrid dhe me këtë rast të përgatitet sa më mirë për Botërorin e Katarit.

Ai e njeh mjaft mirë La Ligan, pasi luan qe një kohë të gjatë aty dhe nuk dëshiron të rrezikojë për t’u rikthyer në Premierligë, pak muaj para Botërorit, ku do të marrë pjesë për herë të parë në karrierë me Uellsin.

Mbetet të shihet nëse Getafe do ta ketë mundësinë ta paguajë rrogën e madhe të përfaqësuesit uellsian, i cili do të ishte një përforcim i madh për këtë klub. 

(Kosova Sot Online)