Tyson kthehet 25 vjet prapa, zbulon se çfarë ere i vinte veshit të Holyfieldit
Mike Tyson është rikthyer të flasë për njërën prej ngjarjeve më të pazakonta në histori të boksit.
Ish-boksieri amerikan, 25 vjet më parë ia kishte kafshuar veshin në ring kundërshtarit Evander Holyfield.
Incidenti ishte bërë aq i famshëm sa që Tyson më shumë kujtohet për atë rast sesa për karrierën e jashtëzakonshme që e kishte.
Gjatë një interviste me Alex Jones, Tyson po i përtypte një nga “bombonat” e kanabisit të quajtura “Mike Bites”, që e mbajnë formën e veshit të kafshuar të Holyfield
“E kanë shijen më të mirë sesa veshi i Evander. Veshi i tij e kishte shijen e prapanicës”, ka thënë Tyson, duke e kujtuar rastin e ndodhur në meçin e vlefshëm për titullin e kampionit botëror në peshat e rënda në vitin 1997.
Atë meç ishte duke e dominuar Holyfield dhe Tyson e kishte kafshuar atë në vesh.
Sfiduesi ishte dënuar me pikë kur në rundin e tretë kishte ndodhur një kafshim paraprak.
Por, në rundin pasues Tyson e kishte kafshuar veshin e Holyfieldet si një kafshë e uritur dhe referi e kishte diskualifikuar atë.
Tyson nuk është ndalur me kaq.
Në një intervistë të dhënë në vitin 2020, ai kishte befasuar me deklarata
“Nëse ai do ta bënte atë që e kishte bërë, do ta kafshoja përsëri, po”, kishte thënë dy vjet më parë legjenda e boksit.
“Unë e pata kafshuar sepse doja ta vrisja atë. Isha i mllefosur sepse ai më kishte goditur në kokë dhe kudo tjetër”, përfundoi Tyson.
(Kosova Sot Online)
