Liverpooli e zyrtarizon largimin e Origit

  • S.A /
  • 09 June 2022 - 12:08
Liverpooli e zyrtarizon largimin e Origit

Divock Origi nuk është më lojtar i Liverpoolit. Klubi anglez ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se i ka ndarë rrugët me futbollistin belg. Atij i skadon kontrata këtë muaj dhe palët nuk e gjetën gjuhën e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit. “Divock Origi do të largohet nga klubi kur t’i skadojë kontrata në fund të muajit qershor. Faleminderit për këta tetë vjet të jashtëzakonshëm dhe po largohesh me aq shumë kujtime speciale. Legjendë e Liverpoolit”, ka shkruar klubi anglez në “Tëitter”. Për Origin është gati një eksperiencë e re.

Sulmuesi belg pritet ta vazhdojë karrierën në Itali. Shumë shpejt, ai do t’i bashkohet kampionit të freskët të Serie A, Milan. 27 vjeçari e fitoi Premierligën dhe Championsin me Liverpoolin, ndërsa do të mundohet të jetë i suksesshëm edhe në “San Siro”. 

(Kosova Sot Online )