Franca ende pa fitore në Ligën e Kombeve, ndalet edhe nga Austria

  • A.P /
  • 10 June 2022 - 22:45
Franca ende pa fitore në Ligën e Kombeve, ndalet edhe nga Austria

Kombëtarja e Francës nuk ka arritur as sonte që të regjistrojë fitore në Ligën e Kombeve.

Pas humbjes nga Danimarka dhe barazimit me Kroacinë, “Gjelat” sonte barazuan edhe në udhëtim te Austria.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Ernst Happel” të Vjenës, përfundoi me shifrat 1:1,

Andreas Weimann kaloi fillimisht vendasit në epërsi në minutën e 37-të, teksa Kylian Mbappe shënoi golin e barazimit për mysafirët në minutën e 83-të.

Austria me katër pikë renditet e dyta në Grupin 1 të Ligës A, teksa Franca është e fundit me vetëm dy pikë. 

(Kosova Sot Online)