Zbulohen datat kur do të luajë Ballkani në Champions

  • S.A /
  • 14 June 2022 - 12:37
Zbulohen datat kur do të luajë Ballkani në Champions

Ballkani i mësoi sot emrin e kundërshtarit të parë në Ligën e Kampionëve për edicionin 2022/23.

Kampioni i Kosovës do ta nisë aventurën në garat evropiane pas përballjes së dyfishtë që do ta ketë me ekipin lituanez, Zalgiris Vilnius. Diabeti zhduket përgjithmonë! Bëni këtë një herë para gjumit! Ndërkohë, mësohet se ekipi Portokalli do ta zhvillojë ndeshjen e parë si vendës.

E UEFA e ka zbuluar edhe orarin e ndeshjeve të rrethit të parë, atij të dytë dhe të tretë të garave në ligën elitare evropiane.

Me këtë rast, rrethi i parë kualifikuese do të luhet më 5/6 korrik, kur skuadra kosovare do të luajë si vendëse, kurse ndeshjet e kthimit të këtij rrethi, më 12/13 korrik.

E nëse kalon në rrethin e dytë, Ballkani do ta luajë ndeshjen e parë më 19/20 korrik, e atë të dytë pas një jave, më 26/27 të atij muaji.

Sidoqoftë, edhe nëse eliminohet në rrethin e parë të Championsit, Ballkani do t’i vazhdojë garat evropiane pasi do të garojë në rrethin e dytë kualifikues të UEFA Europa Conference League.

Ballkani është i vendosur të ketë paraqitje pozitive në daljen e tij të parë në arenën ndërkombëtare.

Image

(Kosova  Sot Online )