Zbulohen datat kur do të luajnë Llapi, Drita e Gjilani në Conference League

  • S.A /
  • 14 June 2022 - 13:37
Zbulohen datat kur do të luajnë Llapi, Drita e Gjilani në Conference League

Tri skuadrat kosovare, Llapi, Drita dhe Gjilani i mësuan sot emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballen në rrethin e parë kualifikues të UEFA Europa Conference League pas shortit të hedhur sot në Nyon të Zvicrës.

Fituesi i Kupës, Llapi do të përballet me ekipin malazez, Buduçnost nga Podgorica.

Kurse, Gjilani do të ketë punë me ekipin nga Letonia, FK Liepaja.

Ndërkaq, nënkampioni dhe finalisti i Kupës, Drita do të ketë punë në këtë rreth me ekipin finlandez, Inter Turku.

E ndërkohë, UEFA e ka publikuar edhe orarin e ndeshjeve.

Kështu, skuadrat kosovare ndeshjen e parë përkatëse do t’i luajnë më 7 korrik, kurse atë të kthimit më 14 korrik.

Të tri ekipet kosovare, në duelet e para do të jenë mysafire.

E në rast se ndonjëri prej ekipeve kosovare do të kalojë në rrethin e dytë kualifikues, angazhimet në këtë fazë do t’i ketë më 21 e 28 korrik.

Image

(Kosova Sot Online )