Ekipi kosovar i xhudos po bëhet gati për Lojërat Mesdhetare

  • A.P /
  • 15 June 2022 - 14:56
Ekipi kosovar i xhudos po bëhet gati për Lojërat Mesdhetare

Ekipi kosovar i xhudos është duke u përgatitur në Poreç të Kroacisë për Lojërat Mesdhetare.

Ekipi i xhudos, i cili në këto përgatitje po mbështetet financiarisht nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në “Oran 2022” do të marrë pjesë me garuesit: Distria Krasniqi, Akil Gjakova, Loriana Kuka, Laura Fazliu, Flaka Loxha, Erza Muminoviq, Shpat Zekaj dhe Arbër Kullashi, të cilët do të udhëhiqen nga trajneri Driton Kuka dhe ndihmëstrajnerja Majlinda Kelmendi.

Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” do të mbahen nga 25 qershori deri më 6 korrik

Ekipi mesdhetar kosovar përbëhet nga 39 sportistë, 16 trajnerë dhe 3 gjyqtarë.

Sportistët kosovarë do të mundohen ta japin maksimumin, në mënyrë që t’i sjellin medalje vendit të tyre. 

(Kosova Sot Online)