Daja për ndeshjen e parë të Ballkanit në Evropë: Do të bëjmë përpjekje maksimale
Në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, Ballkani në ndeshjen e parë do të përballet me ekipen e Zalgiris nga Lituania.
Trajneri i ekipit nga Theranda, Ilir Daja theksoi se duke e respektuar kundërshtarin ne do të bëjmë përpjekjet maksimale.
“Ne jemi përgatitur që përpara hedhjës së shortit se çdo kundërshtarë që do të na caktonte shorti ishte i fortë sepse ata ishin në vazon e favoriteve, jo vetëm nga cilësia por edhe eksperienca në pjesmarrjen në kompeticionet europiane. Një nga këto është edhe Zalgiris 9 herë fitues i kampionatit dhe 13herë fitues i Kupës në Lituani. Duke e respektuar kundërshtarin ne do të bëjm përpjektet maksimale që të marrim më të miren e mundshme nga ndeshja e pare qe zhvillohet ne Kosovë”, u shpreh trajneri nga Shqipëria.
Ndeshjet e para zhvillohen më 5/6 korrik, kurse ato të kthimit një javë më vonë.
(Kosova Sot Online)
