Juventusi projekton transferimin e David Neres

  • S.A /
  • 16 June 2022 - 11:21
Juventusi projekton transferimin e David Neres

David Neres mund të largohet nga Shakhtar Donetsk pa luajtur asnjë ndeshje zyrtare me klubin ukrainas. Sulmuesi brazilian në janar iu bashkua gjigantit ukrainas, por për shkak të luftës në Ukrainë ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare. Megjithatë ai mund të largohet nga klubi pasi interesim për të ka shfaqur gjiganti italian Juventus. 

Zonja e Vjetër synon transferimin e Angel Di Marias, por me argjentinasin i ka humbur durimi i cili po e pret Barcelonën. Kampioni i shumëfishtë i Italisë ka kontaktuar Shakhtar Donetsk për të kërkuar huazimin e Neres me të drejtë blerje. Drejtuesit e dy skuadrave janë duke diskutuar operacionin, derisa sipas Calciomercato mund të finalizohet shumë shpejtë. Neres iu bashkua Shakhtarit në janar të këtij vitit nga Ajax për 12 milionë euro. 

(Kosova Sot Online )