Golden State Warriors e fiton titullin e kampionit në NBA

  • S.A /
  • 17 June 2022 - 08:49
Golden State Warriors e fiton titullin e kampionit në NBA

Golden State Warriors e ka fituar titullin e kampionit në NBA.

“Luftetarët” shënuan fitore edhe në ndeshjen e gjashtë ndaj Boston Celtic, duke fituar kështu 4:2 në serinë finale.

Ndeshja e zhvilluar në mëngjesin e së premtes (sipas kohës tonë lokale), përfundoi me rezultatin 103:90.

Stephen Curry shkëlqeu edhe në këtë ndeshje, duke shënuar 34 pikë. Ai shtoi edhe shtatë kërcime e shtatë asistime.

Curry u ndihmua edhe nga Andrew Wiggins me 18 pikë dhe Jordan Poole me 15 sosh.

Kurse, te Boston Celtic u dallua Jaylen Brown me 34 pikë.

Për Golden State Warriors është ky titulli i katërt i kampionit në tetë vjetët e fundit dhe i shtati në histori të klubit.

(Kosova Sot Online )