Arrihet marrëveshja, PSG siguron shërbimet e Vitinhas

  • S.A /
  • 18 June 2022 - 09:57
Arrihet marrëveshja, PSG siguron shërbimet e Vitinhas

Paris Saint-Germaini është afër që të kompletojë transferimin e parë nën menaxhimin e drejtorit të ri sportiv, Luis Campos. Kampionët e Francës kanë arritur marrëveshje me Porton për transferimin e Vitinhas. PSG-ja për shërbimet e 22-vjeçarit do të paguajë 40 milionë euro, ka bërë të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Para marrëveshjes mes klubeve, Vitinha kishte arritur marrëveshje personale me klubin nga kryeqyteti francez. Tani, mungojnë vetëm edhe detajet e fundit për të zyrtarizuar këtë lëvizje.

Përveç te Porto, ku edhe e ka filluar karrierën si futbollist profesionist, mesfushori portugez ka luajtur edhe në huazim te Wolvesi në Premierligë – në sezonin 2020/21. 

(Kosova Sot Online )