Marcelo e refuzon ofertën e gjigantit italian

  • S.A /
  • 20 June 2022 - 12:37
Marcelo e refuzon ofertën e gjigantit italian

Marcelo raportohet se e ka refuzuar ofertën e Milanit. Klubi italian u raportua se i ka ofruar kontratë mbrojtësit brazilian, i cili ditë më parë i dha fund aventurës 15-vjeçare te Real Madridi.  Milani u tha se i ka ofruar pagë vjetore prej 3 milionë eurosh dhe sipas “AS”, paga e ofruar është arsyeja që Marcelo ka refuzuar ofertën. 

34-vjeçari te Real Madridi fitonte 6 milionë euro në vit dhe duket se nuk është i interesuar të pranojë një ofertë ku fiton gjysmë më pak. Marcelo nga 30 qershori do të mbetet lojtar i lirë, kur edhe i skadon zyrtarisht kontrata me Real Madridin. Për i sh-futbollistin e Fluminenses interesim ka shprehur edhe Fenerbahçe.

(Kosova Sot Online )