“Goal”: Zhduket Barcelona, Raphinha shumë afër transferimit te Arsenali

  • S.A /
  • 20 June 2022 - 13:24
“Goal”: Zhduket Barcelona, Raphinha shumë afër transferimit te Arsenali

Raphinha është afër që të nënshkruajë me Arsenalin. Mikel Arteta dëshiron që të përforcojë sa më shumë skuadrën për sezonin e ardhshëm, teksa sulmuesi brazilian është një nga prioritet e klubit.

“Goal” ka raportuar sot se Raphina është shumë afër që t’i bashkohet klubit nga Londra. Lojtari thuhet se shpreson që të mbyllë marrëveshjen këtë javë.

Duke u bazuar në burimet e tyre, “Goal” gjithashtu raportoi se Leeds United nuk di asgjë rreth Barcelonës, klub i cili raportohej se ishte i interesuar për shërbimet e lojtarit.

Klubi katalunas thuhet se nuk e përballon financiarisht transferimin e 25-vjeçarit. Kjo situatë është shfrytëzuar nga Arsenali dhe klubi nga Londra pritet që të finalizojë marrëveshjen këtë javë. Edhe ish-futbollisti i Rennes thuhet se nuk dëshiron që të presë më shumë.

Më herët është raportuar se Leeds United kërkon 50 milionë euro për shitjen e Raphinas, çmim i cili pritet të paguhet tashmë nga “Topçinjtë”. 

(Kosova Sot Online )