Caktohet data kur do të hidhet shorti për Serie A

  • A.P /
  • 21 June 2022 - 17:51
Caktohet data kur do të hidhet shorti për Serie A

Ndeshjet e sezonit të ri 2022/23 të Serie A do të transmetohen drejtpërdrejt të premten më 24 qershor në televizion

Emisioni do të fillojë në orën 10:00 para dite dhe do të transmetohet në DAZN dhe në kanalin e Serie A në YouTube.

Çuditërisht, presidenti i Lega Serie A, Lorenzo Casini dhe CEO, Luigi De Siervo do të jenë prezent, por jo edhe përfaqësuesit e ndryshëm të klubeve.

Prezenca e shefave të klubeve kishte shkaktuar skena bizare në të kaluarën, më e njohura ajo e Presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis i cili kishte protestuar për orarin e ngjeshur të skuadrës dhe një tifozë që kishte kaluar andej me një motoçikletë.

Pas suksesit të sezonit 2021/22, shorti i Serie A përsëri do të këtë orar jo “të rregullt”, kështu që pjesa e dytë e sezonit nuk do të jetë një pasqyrë e pjesës së parë të ndeshjeve.

Në vend të kësaj, ato do të jenë tërësisht të ndara, duke e bërë këtë më të lehtë për klubet që janë të involvuara në garat e Europës.

Edhe pse Italia nuk është në Botërorin e 2022, sezoni do të këtë pushim gjatë garës nga 13 nëntori deri më 4 janar, kurse liga pritet që të përfundojë më qershor.

(Kosova Sot Online)