Bastoni do të qëndrojë në Inter

  • A.P /
  • 21 June 2022 - 18:09
Bastoni do të qëndrojë në Inter

Agjenti që përfaqëson Simone Inzaghi dhe Alessandro Bastoni ka insistuar sot se gjithçka është kryer për kontratën e re të trajnerit të Interit, teksa mbrojtësi “do të qëndrojë 100 për qind në Inter”, pavarësisht interesimit të Tottenham, Chelsea dhe Manchester United

Tullio Tinti është parë duke hyrë brenda zyrave qendrore të Milanit këtë mbrëmje dhe duke dalur jashtë ka folur për gazetarët.

Ai ishte aty për të diskutuar zgjatjen e kontratës së trajnerit Inzaghi, i cili mori këtë pozitë duke zëvendësuar Antonio Conte verën e kaluar, duke e udhëhequr skuadrën në fitoren e Kupës së Italisë dhe Super Kupën si dhe duke e kualifikuar Interin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

“Gjithçka ka përfunduar për Inzaghi”, ka siguruar Tinti, nga marrëveshja e të cilit trajneri do të fitojë 5.3 milionë euro deri në qershor të vitit 2024.

“Bastoni për momentin është në pushime. Ai do të qëndrojë 100 për qind në Inter. Ne i respektojmë kontratat tonë dhe jemi të lumtur që të diskutojmë zgjatjen e tyre kur Interi na telefonon”. 

(Kosova Sot Online)