Shefi i transferëve të Liverpool e refuzoi Chelsean

  • A.P /
  • 22 June 2022 - 18:36
Shefi i transferëve të Liverpool e refuzoi Chelsean

Shefi i transferove të Liverpool, Michael Edwards ka refuzuar Chelsean, në një përpjekje të skuadrës londineze që ta emërojë atë drejtor sportiv të klubit

Siç raporton Caught Offiside, Edwards nuk ka hezituar shumë për ta refuzuar ish kampionin e Europës.

Kujtojmë së Edwards është personi kyç që solli në Anfield lojtarë si Alisson, Virgjil van Dijk dhe Mo Salah, do të largohet nga Liverpool këtë verë pas një dekade me klubin.

Marina Granovskaia, e cila drejtonte “politikat e transfereve” të Bluve, u largua pas ndryshimit të pronarëve në klub.

Chelsea raportohet se ju ofrua Edwards por shpejt u refuzua nga ai.

(Kosova Sot Online)