Kepa mund të largohet nga Chelsea

  • A.P /
  • 22 June 2022 - 18:45
Kepa mund të largohet nga Chelsea

Kepa mund të largohet nga Chelsea qysh këtë afat kalimtar dhe mundësitë janë që ai të transferohet te skuadra e Ligue 1, Nice

Sipas Foot Mercato, portieri i Chelsea, Kepa Arrizabalaga është duke u kërkuar nga Nice në formë huazimi.

Nive dëshiron një portier nr 1 pasi që shiten Walter Benitez te PSV, teksa Kepa është duke kërkuar minutazh si portier i parë, pasi që ai është zëvendësues i Edouard Mendy në Chelsea.

27 vjeçari është njeri prej portierëve më të shtrenjtë në botë kur Blutë e transferuan atë më 2018, por ai e humbi pozitën e startuesit pas disa paraqitjeve të dobëta të tij.

(Kosova Sot Online)