Neymar nuk dëshiron të largohet nga PSG

  • A.P /
  • 23 June 2022 - 18:44
Neymar nuk dëshiron të largohet nga PSG

Braziliani është në qendër të spekulimeve në këtë verë, por ai pritet që mos të largohet nga kampionët francez

Neymar mbetet i përkushtuar për ta fituar Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germainin dhe nuk do të largohet nga skuadra e Ligue 1 gjersa ta arrin këtë qëllim, ka thënë ish agjenti i yllit brazilian, Wagner Ribeiro.

Goal ka mësuar se shpenzuesit e mëdhenj francez, të cilët e bën jugamerikanin sulmuesin më të shtrenjtë në planet duke e blerë atë nga Barcelona për 222 milionë euro më 2017, janë gati për të dëgjuar ofertat këtë verë për superyllin global.

Megjithatë, ata kanë kontratë të lidhur me Neymar deri më 2025 dhe 30 vjeçari enigmatik dëshiron që të qendrojë derisa ta sjell titullin emblematik e historik në Parkun e Princave.

A do të largohet nga PSG, Neymar?

Kur kjo pyetje i është bërë Wagner Ribeiro nga Goal, një njeri që tani është më shumë i involvuar në marketing se sa në përfaqësim të lojtarëve, ai tha: Neymar ka një ëndërr: të jetë kampion i Ligës së Kampionëve me PSG.

“Pavarësisht tërë thashethemeve për një largim të mundshëm, ai është shumë i motivuar dhe nuk do të ndalet deri ta arrin këtë”.

I pyetur a i pçëlqen atij projekti i PSG-së, Ribeiro shtoi: Natyrisht. Çdo vit që kalon Nasser Al-Khelaifi e përmirëson skuadrën në çdo mënyrë.

“Ata sapo kanë përfunduar qendrën stërvitore e cila është njëra prej më të mirave. Tani ai dëshiron që të këtë në përbërje tërë lojtarët më të mirë francez që ekzistojnë”.

(Kosova Sot Online)