Romano e konfirmon kalimin e Pogbas në Juventus

  • A.P /
  • 23 June 2022 - 19:50
Romano e konfirmon kalimin e Pogbas në Juventus

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka konfirmuar me një cicërimë në Twitter kalimin e Paul Pogbas në Juventus

Mesfushori i Manchester United, transferohet të gjiganti me parametra zero pasi që i ka skaduar kontrata në fund të këtij sezoni.

“Paul Pogba në Juventus, e konfirmuar dhe e kryer! Marrëveshja e plotë është kompletuar si transfer i lirë. Marrëveshja do të nënshkruhet në fillim të korrikut, edhe ajo e kryer dhe e vulosur  #Juve. Pogba do të jetë në Itali brenda dy javëve. Juve e shiti atë për 100 milionë euro gjashtë vite më parë- tani ai kthehet në këtë skuadër pa para”, ka shkruar Romano.

Kujtojmë se për Pogban interesim kishte shprehur edhe Paris Saint-Germain, por francezi zgjodhi Juventusin, vendin ku kishte kaluar kohën më të mirë të tij si futbollit.

(Kosova Sot Online)