KB Trepça zyrtarizon Erjon Kastratin

  • A.P /
  • 23 June 2022 - 22:11
KB Trepça zyrtarizon Erjon Kastratin

Pas largimin nga KB Golden Eagle Ylli, Erjon Kastrati është zyrtarizuar si lojtar i KB Trepçës

Kastrati e lajmëroi largimin në faqen e tij personale në Facebook, ku ishte përshëndetur me Yllin.

Pas dy orëve me anë të një postimi që e ka bërë në Facebook, ai është zyrtarizuar si basketbollist i KB Trepçës.

“Mirësevjen në qytetin e Basketbollit Erjon! Erjon Kastrati i bashkohet projektit tonë, për 3 vitet e ardhshme! ?? #TrepçaNaBashkon  #Torcida1984”, thuhet në këtë postim.

(Kosova Sot Online)