Real Madridi do ta transferojë Dybalan nëse e largon yllin e skuadrës

  • S.A /
  • 24 June 2022 - 11:59
Real Madridi do ta transferojë Dybalan nëse e largon yllin e skuadrës

Real Madridi mund të vihet në aksion për transferimin e Paulo Dybalas. Argjentinasi është lojtar i lirë pas largimit nga Juventusi me të përfunduar sezoni. 

Tuttosport raporton se “Los Blancos” janë të gatshëm t’i ofrojnë kontratë Dybalas nëse Marco Asensio largohet këtë verë. Dybala ishte shumë i lidhur me një kalim tek Interi, por negociatat kanë ngecur, pasi zikaltrit janë të fokusuar në transfermin e Lukakut. 

(Kosova Sot Online )