David Beckham në gjueti për ish yllin e Barcelonës

  • A.P /
  • 24 June 2022 - 19:50
David Beckham në gjueti për ish yllin e Barcelonës

Ai e dëshiron kilianin Arturo Vidal për skuadrën e Inter Miami

Presidenti i Inter Miami, David Beckham është në rrugë të duhur ka shfrytëzuar përparësitë e pushimeve të verës së Arturo Vidal, për të nënshkruar me kilianin dhe për ta sjellë atë në MLS.

Megjithatë, ai do të përballet me garë për mesfushorin i cili ende kërkohet nga disa skuadra nëpër Europë dhe jashtë saj.

Vidal (35) ishte në Florida për të qenë pjesë e ndeshjes “A Beautiful Game”, e cila u organizua nga Roberto Carlos dhe Ronaldinho.

Beckham e ka shfrytëzuar këtë mundësi për t’i hapur bisedimet me Vidalin. Kiliani për momentin luan në Serie A të Italisë për Interin.

Vidal po kërkohet nga shumë skuadra në botë

Nuk është sekret që Beckham është i interesuar për Vidalin prej që ai ju bashkua Inter Miamitm, edhe pse Vidal ka disa oferta interesante para vetës duke filluar prej Boca Juniors të Argjentinës, Flamengos së Brazilit, Al Rayyan të Katarit dhe Colo-Colo të Kilit.

Beckham i ka ofruar Vidalit, që e fitoi titullin e kampionit në top tri ligat e Europës, Spanjës (me Barcelonën), Gjermaninë (me Bayern Munich) dhe Italinë (me Juventus dhe Inter), një kontratë që flet përafërsisht katër milionë dollarë në sezon.

Vidal mund të kërkojë pagë më të lart në përpjekje që ta kalojë futbollistin që fiton më së shumti në këtë skuadër, argjentinasin Gonzalo Higuain që është lojtari më i paguar i tyre dhe merr 5.1 milionë dollarë, një shifër që mund të rritet me bonuse duke shkaru në 5.7 milionë dollarë.

(Kosova Sot Online)