Atletico Madrid i bashkohet garës për Bellerinin e Arsenalit

  • A.P /
  • 24 June 2022 - 22:26
Atletico Madrid i bashkohet garës për Bellerinin e Arsenalit

Atletico Madrid i është bashkuar garës për të padëshiruarin e Arsenalit Hector Bellerin, të cilin Arsenali do të shiste me çmim të lirë

Spanjollit i ka mbetur vetëm një vit nëkontratën e tij dhe dëshiron që ta zhvillojë karrierën e tij në Spanjë pas huazimit në Betis.

Atletico Madrid janë të intersuar për të nënshkruar me Hector Bellerin nga Arsenali këtë verë, shkruan GOAL

Mbrojtësi i djathtë ka pasur një sezon të mirë si i huazuar në Real Betis, ku e ndihmoi skuadrën spanjolle për të fituar Kupën e Mbretit.

Betis shpresojnë po ashtu që të sigurojnë një marrëveshje përfundimtare me të në këtë verë, por ata janë në kufizime financiare dhe nuk janë të vetmit që janë të interesuar për Bellerin.


(Kosova Sot Online)