Arsenali nuk dorëzohet, po e përgatit ofertën e dytë për Raphinhan

  • S.A /
  • 25 June 2022 - 10:53
Arsenali nuk dorëzohet, po e përgatit ofertën e dytë për Raphinhan

Arsenali nuk e ka ndërmend të dorëzohet në garën për transferimin e Raphinhas. “Sky Sports” ka raportuar këtë të shtunë se klubi nga Londra po përgatit një ofertë të dytë për brazilianin.

Oferta e parë e “Topçinjve” u refuzua nga Leeds United, por klubi pritet që së shpejti të dërgojë ofertën e dytë të përmirësuar.

Oferta e dytë vije pasi Arsenali raportohet se ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e Gabriel Jesusit nga Manchester City.

Londinezët synojnë ta shfrytëzojnë krizën financiare Barcelonës, klub i cili nuk është në gjendje të përballojë transferimin e Raphinas, pavarësisht se dëshira e lojtarit thuhet se është kalimi në “Camp Nou”.

Leeds United kërkon së paku 65 milionë euro për shitjen e 25-vjeçarit, i cili ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

((Kosova Sot Online )