Silva e ëndërron Barcelonën

  • A.P /
  • 26 June 2022 - 09:43
Silva e ëndërron Barcelonën

Bernardo Silva e ëndërron transferimin te Barcelona.

Ylli i Manchester Cityt raportohet se iu ofrua vet klubit spanjoll në janar.

Megjithatë, në fillim të këtij viti, katalonasit e blenë Ferran Torresin nga Manchester City.

Anësori portugez e ka bërë të qartë se e dëshiron kalimin në “Camp Nou”, por një gjë e tillë është vështirë e realizueshme.

Kjo pasi që Barcelona është në vështirësi të mëdha financiare.

(Kosova Sot Online)