Milani e rivalizon Interin për Dybalan

  • S.A /
  • 29 June 2022 - 10:08
Milani e rivalizon Interin për Dybalan

Milani është futur në garë për Paulo Dybalan.

Sulmuesi argjentinas qe një kohë është bërë objektiv i Interit pasi vendosi të ndahej me Juventusin.

Mirëpo, mediat italiane raportojnë se tash e tutje, “Nerazzuri” do të rivalizohen nga “Rossoneri”.

Për këtë siguron “RadioRadio”. Paqartësitë gjatë negociatave me Interin e kanë mllefosur ekipin e Dybalas, duke ua lënë dyert e hapura rivalëve të përbetuar të Zikaltërve për t’i nisur negociatat me ish-futbollistin e Palermos.

Milani ndihet optimist se mund ta transferojë sulmuesin e rrezikshëm si transfer të lirë gjatë kësaj vere.

Dybala i dha fund eksperiencës në Juventus pasi palët nuk arritën marrëveshje për vazhdimin e kontratës, e cila do t’i skadojë nesër.

Dybala ka oferta edhe në Angli dhe në Francë, por më shumë e preferon kampionatin italian, ku synon të vazhdojë.

Tash, i mbetet atij të vendos në mes të Inerit dhe Milanit. 

(Kosova Sot Online )