Munishi flet për hapat e mëtejshëm si trajner

  • A.P /
  • 29 June 2022 - 19:36
Munishi flet për hapat e mëtejshëm si trajner

Gjatë ditës së sotme, FC Prishtina nuk ndaloi njoftimet për largimet e lojtarëve. Bardhekaltrit sot njoftuan për ndërprerjen e bashkëpunimit me nëntë futbollistë.

Sadam Sulley, Josip Tomasevic, Aleksandar Ristevski, Agim Zeka, Betim Halimi, Gauthier Mankenda, Samuel Mone, Eglant Haxho dhe Ahmet Haliti edhe zyrtarisht nuk janë më pjesë e kryeqytetasve.

Ndërkohë, për këto largime i pashqetësuar ndihet trajneri Ismet Munishi.

Ai tha se nuk beson se do të ketë largime tjera, ndërsa tha se do të ketë 10 afrime.

“Me gjasë me kaq mbyllen largimet. 10 afrime do të jenë”, ishte komenti i Munishit.

FC Prishtina nuk ka zyrtarizuar ende asnjë afrim, kurse 14 futbollistë janë larguar nga kryeqytetasit. 

(Kosova Sot Online)