Zyrtare: Richarlison i bashkohet Tottenhamit

  • E.K /
  • 01 July 2022 - 11:15
Zyrtare: Richarlison i bashkohet Tottenhamit

Tani është edhe zyrtare. Richarlison i është bashkuar Tottenhamit.

Sulmuesi brazilian ka nënshkruar kontratë afatgjate me Spurs deri në vitin 2027.

Lajmi u konfirmua nga vet Tottenhami në profilin e tyre në Twitter.

“Jemi të lumtur t’ju njoftojmë për nënshkrimin e Richarlison nga Evertoni”, thuhej ndër tjera në njoftimin e tyre.

Richarlison, 25 vjeç, ka bërë 173 paraqitje në Premier League deri më sot, duke shënuar 48 gola, gjatë periudhave të kaluara në Watford dhe Everton që kur kaloi nga Fluminense në gusht të vitit 2017.

(Kosova Sot Online)