Milani e kompleton transferimin e Alessandro Florenzit

  • A.P /
  • 01 July 2022 - 22:13
Milani e kompleton transferimin e Alessandro Florenzit

AC Milan ka njoftuar zyrtarisht për kompletimin e transferimit të Alessandro Florenzit nga AS Roma.

Mbrojtësi italian ishte pjesë e “Rossonerëve” në sezonin e fundit në formë huazimi, por tani Milani ka blerë kartonin e tij

Kampionët e Italisë njoftuan se Florenzi ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

31-vjeçari në sezonin e fundit regjistroi 30 paraqitje me fanellnën kuq e zi, teksa shënoi dy gola.

Klubi i Milanit gjithashtu bëri të ditur se Alessandro Florenzi do të vazhdojë të mbajë numrin “25” në fanellë. 

(Kosova Sot Online)