Gjiganti anglez kontakton agjentin e Dybalas

  • G.G /
  • 02 July 2022 - 12:50
Gjiganti anglez kontakton agjentin e Dybalas

Manchester United raportohet se po shqyrton mundësinë për të nënshkruar me Paulo Dybalan.

Argjentinasi është futbollist i lirë pas largimit nga Juventusi, teksa ende nuk ka nënshkruar me klubin e ri.

Manchester United është një prej klubeve të interesuara për Dybalan, teksa besohet se ka edhe disa lëvizje rreth këtij drejtimi.

“FCInterNews” ka raportuar se zyrtarët e klubit anglez kanë kontaktuar me agjentin e lojtarit, me qëllim që të merrnin më shumë informata rreth planeve për të ardhmen e ish-futbollistit të Palermos.

Megjithatë, deri më tani thuhet se Interi është klubi favorit për transferimin e 28-vjeçarit.

Për Dybalan interesim kanë shprehur edhe klubet si Arsenal, Tottenham Hotspur e Real Madrid. 

(Kosova Sot Online)