Stefano Sensi huazohet nga Interi te Monza

  • E.K /
  • 02 July 2022 - 15:00
Stefano Sensi huazohet nga Interi te Monza

AC Monza është përforcuar me Stefano Sensin.

Mesfushori italian te Monza ka kaluar në formë huazimi nga Interi.

Marrëveshja është e vlefshme për sezonin e ri – 2022/23.

Në verën e vitit të ardhshëm, Sensi do të rikthehet sërish te Interi. Ai me “Nerazzurrët” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Kujtojmë se Monza për herë të parë në histori siguroi promovimin në Serie A.

Klubi me në krye Silvio Berlusconin e Adriano Gallianin synon që të përforcohet edhe më shumë në vazhdim, që të jetë befasia e sezonit në Serie A. 

(Kosova Sot Online)