Chelsea edhe më afër transferimit të Sterlingut

  • G.G /
  • 02 July 2022 - 16:03
Chelsea edhe më afër transferimit të Sterlingut

Chelsea raportohet se është më afër transferimit të Raheem Sterlingut nga Manchester City.

Këtë të shtunë, nga mediat britanike është raportuar se te “Blutë” ka optimizëm se së shpejti do të mbyllin marrëveshjen.

Në anën tjetër, edhe “Qytetarët” janë të gatshëm ta lejojnë largimin e Sterlingut, pasi ai nuk është më në planet e Pep Guardiolas.

Sulmuesi anglez me Manchester Cityn ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.

Situata me kontratën e tij e ka shtyrë edhe klubin të lejojë largimin e 27-vjeçarit këtë vit, për të mos e humbur falas në vitin tjetër.

Kujtojmë se më herët është raportuar se Sterling ka arritur marrëveshje personale me Chelsean, teksa tani po pritet vetëm edhe një marrëveshje përfundimtare mes klubeve.

(Kosova Sot Online)