Igli Tare “kapet” me presidentin e Lazios, Claudio Lotito
Igli Tare i ka prishur përfundimisht punët me presidentin e Lazios, Claudio Lotito.
Të dy janë parë duke u fjalosur teksa po i prezantonin fanellat e reja të sezonit të ardhshëm të ekipit italian.
Drejtori sportiv dhe presidenti diskutuan në mes vete me tone të larta.
Këtë e kanë bërë të ditur mediat italiane
Madje, edhe një fotografi e postuar në rrjetet sociale e shfaq dyshen afër njëri-tjetrit duke diskutuar me tone të ashpra.
Madje, krisja në mes të Tares dhe Lotitos ndodhi përpara një numri të tifozëve, që ishin prezentë në prezantimin e fanellave të reja.
Nuk dihen ende arsyet e përplasjes.
Tare është duke e kaluar fundin e kontratës me klubin italian dhe ai po e mendon dorëheqjen pasi i prishi marrëdhëniet me presidentin Lotito.
(Kosova Sot Online)
