Tyrell Malacia, përforcimi i parë i Erik ten Hagut te Manchesteri

  • A.P /
  • 05 July 2022 - 16:55
Tyrell Malacia, përforcimi i parë i Erik ten Hagut te Manchesteri

Manchester United ka prezantuar sot përforcimin, Tyrell Malacia.

Mbrojtësi holandez ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026

“Djajtë e Kuq” gjithashtu njoftuan se në marrëveshje është përfshirë edhe opsioni për vazhdim të bashkëpunimit edhe për një tjetër vit.

Malacia është bërë transferimi i parë i Manchester Unitedit në epokën e trajnerit të ri, Erik ten Hag.

Feyenoordi ka përfituar 15 milionë euro nga shitja e 22-vjeçarit, pa përfshirë bonuset që kapin vlerën e 2 milionëve.

Mbrojtësi i krahut të majtë është produkt i klubit holandez. 

(Kosova Sot Online)