Tuchel s’e do Ronaldon te Chelsea

  • G.G /
  • 08 July 2022 - 14:00
Tuchel s’e do Ronaldon te Chelsea

E ardhmja e Cristiano Ronaldos është ende e paqartë.

Deri më tani besohet se portugezi do të largohet nga “Old Trafford”, por ka spekulime të shumta rreth klubit të tij të ri.

Chelsea mendohet të jetë një nga klubet me interesim më serioz për Ronaldon.

Pronarët e rinj thuhet se janë takuar me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes, dhe e duan lojtarin – por kështu ende nuk po mendon edhe trajneri, Thomas Tuchel.

Sipas “Independent”, Tuchel është ai që do të marrë vendimin përfundimtar nëse Chelsea do të bëjë një lëvizje për 37-vjeçarin.

Tutje, sipas mediumit britanik, ndjenja aktuale është se trajneri i londinezëve ka pak interesim për të tentuar një marrëveshje me sulmuesin e Manchester Unitedit.

Ndryshe, kontrata e Cristiano Ronaldos me “Djajtë e Kuq” skadon më 30 qershor 2023. Në marrëveshje ekziston edhe opsioni për të vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit më shumë. 

(Kosova Sot Online)