Raphinha arrin në Barcelonë

  • A.P /
  • 13 July 2022 - 17:34
Raphinha arrin në Barcelonë

Raphinha ka arritur në Barcelona pak më herët për t’iu nënshtruat testeve mjekësore dhe për ta nënshkruar kontratën e re me klubin katalonas.

Barcelona më herët gjatë ditës ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Leeds Unitedin për transferimin e Raphael Dias Belloli, më mirë i njohur si Raphinha.

Raphinha i ka realizuar 11 gola dhe i ka bërë 3 asistime në sezonin e fundit me Leedsin, të cilin e ndihmoi të mos binte nga liga.

Flitet se “Blaugrana” do t’i paguajnë rreth 65 milionë euro për kartonin e sulmuesit të rrezikshëm, i cili në të kaluarën kishte luajtur në Vitoria Guimaraes dhe në Sporting Clube de Portugal, para se të përfundonte në Rennes të Francës, prej nga më pas kishte kaluar në Leeds United. 

(Kosova Sot Online)