‘Dhimbje koke’ për Xavin

  • A.P /
  • 13 July 2022 - 19:20
‘Dhimbje koke’ për Xavin

Sulmuesi i Barcelonës, Ferran Torres, nuk e ka nisur mirë sezonin e ri.

Siç ka bërë me dije klubi katalanas, sulmuesi i krahut i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle ka pësuar një dëmtim në këmbën e djathtë.

Ai ka lënë stërvitjen dhe po u nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme. Sipas mediave spanjolle, ai pritet të humbasë takimin e parë miqësor të klubit sot kundër Olotit.

(Kosova Sot Online)