Chelsea e merr vendimin final për Ronaldon

  • A.P /
  • 14 July 2022 - 16:04
Chelsea e merr vendimin final për Ronaldon

Chelsea e ka marrë vendimin final për Cristiano Ronaldon.

Pas takimit që e zhvilloi trajneri Thomas Tuchel me njërin prej pronarëve, Todd Boehly, “Blues” kanë vendosur të jenë kundër transferimit të yllit portugez.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Daily Mail”.

Menaxheri i “CR7”, Jorge Mendes ia ka ofruar klubit londinez klientin e tij pas takimit që e pati me Boehlyn.

Por, vendimin final e ka marrë trajneri Tuchel, i cili dëshiron të fokusohet tek ekipi, e jo tek individi.

37 vjeçari e ka kërkuar largimin nga Manchester United pasi dëshiron të transferohet në një klub që luan në Ligën e Kampionëve.

E “Blues” shiheshin si pista më e “nxehtë” për pesë herë fituesin e Topit të Artë, krahas Bayern Munichut.

Por, duket se klubi nga “Stamford Bridge” hoqi dorë përfundimisht nga ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe Juventusit. 

(Kosova Sot Online)