Nis grumbullimi i tifozëve për ndeshjen Llapi-Buducnost

  • A.P /
  • 14 July 2022 - 19:16
Nis grumbullimi i tifozëve për ndeshjen Llapi-Buducnost

Ka filluar grumbullimi i tifozëve për ndeshjen mes Llapit dhe Buducnostit, e vlefshme për rrethin e parë kualifikues të Conference Leagues.

Shumë tifozeri shqiptare kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim, në përkrahje të Llapit.

Ndeshja e parë në Podgoricë përfundoi me fitore të Buducnostit me rezultat 2:0

Llapi është mobilizuar dhe në “Fadil Vokrri” pritet ta ketë mbështetjen e rreth 10 mijë tifozëve për ta përmbysur rezultatin.

Kujtojmë se në “Fadil Vokrri” sonte nuk do të ketë tifozë të ekipit të Buducnostit.

(Kosova Sot Online)