Llapi barazon me Buducnostin, eliminohet nga Conference League

  • A.P /
  • 14 July 2022 - 22:06
Llapi barazon me Buducnostin, eliminohet nga Conference League

Llapi nuk ka arritur ta realizojë rikthimin e madh ndaj Buducnostit dhe kështu eliminohet nga garat evropiane.

Ekipi kosovar barazoi 2:2 në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, duke u eliminuar, pasi në ndeshjen e parë në Podgoricë pësuan 2:0.

Ishte Djukanovic që zhbllokoi rezultatin në minutën e 23-të, për epërsinë minimale në këtë ndeshje dhe epërsinë e tre golave në total.

Barazimi i rezultatit erdhi në minutat e fundit të pjesës së parë, kur Firmino shënoi nga penalltia, shkruan Gazeta Express.

Ishte Djukanovic që shënoi sërish në minutën e 64-të të ndeshjes për 2:1.

Llapi arriti të gjente forcën të barazonte rezultatin përmes Kurtajt me një gol të bukur nga distanca.

Por, llapjanët nuk patën më forcë që të shënonin gola të tjerë dhe Buducnost kalon në raundin e dytë kualifikues me rezultat të përgjithshëm 4:2.

Në minutat e fundit të ndeshjes, Llapi pati mundësinë të shënonte, por Festim Alidema dështoi nga penalltia.

(Kosova Sot Online)