Barcelona edhe më afër transferimit të Lewandowskit

  • A.P /
  • 15 July 2022 - 17:03
Barcelona edhe më afër transferimit të Lewandowskit

Barcelona është duke avancuar drejt një marrëveshjeje për transferimin e Robert Lewandowskit nga Bayern Munichi.

“The Athletic” ka raportuar se ende palët nuk kanë rënë dakord, por ka optimizëm se lëvizja do të ndodhë

Lewandowski është i lidhur tash e një kohë me një kalim te Barcelona. Ai në maj kishte shprehur haptazi dëshirën e tij për t’u larguar nga “Allianz Arena”.

Sulmuesi polak ka rënë dakord për kushtet personale, por Barça ende nuk ka arritur një marrëveshje edhe me Bayernin.

Barcelona tani është duke pritur që klubi gjerman të lejojë largimin e 33-vjeçarit.

Bayerni deri më tani nuk ka pranuar shitjen e tij, por klubi katalunas pret që tani të arrijë marrëveshje edhe me “Bavarezët”. Gjërat thuhet se po shkojnë në drejtimin e duhur.

Lewandowski me kampionët e Gjermanisë ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

(Kosova Sot Online)