Gordon mbetet te Trepça edhe për një sezon

  • A.P /
  • 18 July 2022 - 19:15
Gordon mbetet te Trepça edhe për një sezon

Andrew Gordon do të jetë pjesë e KB Trepçës për së paku edhe një tjetër sezon.

Klubi mitrovicas ka njoftuar këtë të hënë për arritjen e marrëveshjes me lojtarin

Gordon ishte njëri nga basketbollistët më të dalluar te mitrovicasit në sezonin e fundit.

Qendra amerikane me Trepçën e fitoi trofeun e Kupës së Kosovës, teksa arritën edhe deri në finale të “Play-Off”-it në Superligë.

(Kosova Sot Online)