Guardiola e gjen zëvendësuesin e Zinchenkos

  • A.P /
  • 18 July 2022 - 21:41
Guardiola e gjen zëvendësuesin e Zinchenkos

Manchester City nuk ka hequr dorë nga Marc Cucurella.

Pas përfundimit të marrëveshjes për transferimin e Oleksandr Zinchenkos te Arsenali, Pep Guardiola e dëshiron spanjollin si zëvendësues të tij 

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se Manchester City ka gati një ofertë zyrtare për të hapur bisedimet për Cucurellan, i cili tash e një kohë është objektiv i Guardiolas.

Oferta thuhet se do të dërgohet së shpejti në mënyrë që të negociohet me Brightonin sa më shpejt që të jetë e mundur.

(Kosova Sot Online)