Trepça e zyrtarizon përforcimin e radhës

  • S.A /
  • 19 July 2022 - 09:44
Trepça e zyrtarizon përforcimin e radhës

Klubi i basketbollit Trepça pritet të jetë protagonist në sezonin e ardhshëm.

Mitrovicasit janë të vendosur për ta përmirësuar sezonin e kaluar dhe për ta rikthyer në “Minatori” trofeun e më të mirit të shtetit.

Klubi gjelbër e zi sot ka njoftuar se i ka siguruar shërbimet e fundorit amerikan, Adam Grant“Adam Grant zbarkon në MINATORI për një përvojë plot emocion.

 

Welcome Adam  #TrepçaNaBashkon”, ka shkruar klubi mitrovicas në rrjetet sociale.

Trepça do të marrë pjesë këtë vit për herë të parë në histori të saj në garat evropiane dhe dëshiron të përballet me sukses me këtë sfidë.

Gjithashtu, ata duan të jenë protagonistë në basketbollin kosovar në edicionin 2022/23.

(Kosova Sot Online )