Ronaldo shton botoks për rritjen e penisit

  • A.P /
  • 19 July 2022 - 12:26
Ronaldo shton botoks për rritjen e penisit

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë në formë solide fizike, përkundër moshës së tij.

Puna e palodhshme, ushtrimet dhe regjimi në ushqim ia kanë mundësuar 37 vjeçarit ta ruajë trupin muskuloz dhe kondicionin e paharxhueshëm.

Por, ylli portugez nuk ndalet me kaq.

Ai e ka shtuar vëmendjen e të gjithëve me veprimin e fundit.

Në fakt, fytyra e lojtarit të Manchester Unitedit nuk është pjesa e vetme që i është nënshtruar një injeksioni me botoks.

Sipas mediumit “La Razon”, pesë herë fituesi i Topit të Artë e ka shtuar me botoks edhe një pjesë private të trupit të tij, më saktësisht penisin e tij

Ideja e këtij injektimi ishte që ta rrisë gjatësinë e penisit të tij me 2-3 centimetra, procedurë kjo që mund të zgjasë deri në dy vjet.

Kjo procedurë nuk kërkon qepje apo diçka të tillë, por që kjo metodë nuk garanton gjithmonë sukses dhe nuk funksionon në të gjitha rastet.

CR7 është gjithmonë kërkues dhe nuk kënaqet me ato që i posedon, duke u shfaqur gjithmonë ambicioz, si në këtë rast… 

(Kosova Sot Online)