Arsenali e rrit interesimin për Paquetan

  • A.P /
  • 19 July 2022 - 17:15
Arsenali e rrit interesimin për Paquetan

Arsenali raportohet se ka bërë një shtysë të madhe në përpjekjet për të nënshkruar me Lucas Paquetan.

“Mediafoot” ka raportuar se braziliani është i hapur për t’u larguar nga Lyoni në afatin kalimtar të verës dhe se gjithçka që mungon është një ofertë e duhur dhe marrëveshja mund të mbyllet shpejt

Paqueta regjistroi paraqitje të shkëlqyera me Lyonin, pasi u transferua nga Milani në vitin 2020. Ai nuk u largua në verën e kaluar, por tani besohet se po shikon në horizonte të reja.

Sipas mediumit francez, 24-vjeçari tani është të prirur për t’u larguar dhe destinacioni më i mundshëm është padyshim Premierliga.

Arsenali është klubi më i interesuar për ish-mesfushorin e Flamengos. “Topçinjtë” thuhet se mund ta mbyllin marrëveshjen për 40 milionë euro, pasi Lyoni nuk do ta refuzonte një ofertë të tillë.

Reprezentuesi brazilian thuhet se ka refuzuar një ofertë fitimprurëse për të zgjatur kontratën me klubin francez, pasi ai dëshiron të luajë në elitën e futbollit anglez.

Lucas Paqueta me Lyonin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025. 

(Kosova Sot Online)