Suarez i ofrohet klubit të njohur evropian

  • A.P /
  • 20 July 2022 - 12:12
Suarez i ofrohet klubit të njohur evropian

Luis Suarez ka mbetur pa klub që kur u nda me Atletico Madridin në fund të sezonit të shkuar.

Dhe, sulmuesi uruguaian nuk dëshiron të largohet nga futbolli evropian pasi konsideron se mund të luajë ende në nivele të larta.

Sipas mediave gjermane, ish-futbollisti i Ajaxit, Liverpoolit, Barcelonës dhe Atletico Madridit mund të përfundojë në Bundesligë.

“Sky Sport Deutchland” raporton se veterani i sulmit i është ofruar Borussia Dortmundit, përcjell “Gazeta Express”.

Në fakt, Verdhezinjtë kanë mbetur pa Sebastien Haller, i cili ka mbetur jashtë për shkak të shfaqjes së tumorit në testikuj.

Dhe, Dortmundi, i cili ndërkohë mbeti edhe pa Erling Haalandin, që përfundoi në Manchester City, ka nevojë për sulmues.

Mbetet të shihet nëse klubi gjerman do ta marrë apo jo njërin prej sulmuesve më të rrezikshëm të dekadës së fundit.

Ndërkohë, Suarez, 35 vjeç, ka oferta edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Amerika e Jugut. 

(Kosova Sot Online)