Kosova U20 pëson nga Zvicra

  • A.P /
  • 20 July 2022 - 18:00
Kosova U20 pëson nga Zvicra

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar ndeshjen e radhës në Kampionatin Evropian të Divizionit B që po mbahet në Varna të Bullgarisë.

Kosova U20 sot u takua me Zvicrën dhe pësoi me rezultat 39:16

“Dardanët” janë munduar të japin më të mirën por dallimi në cilësi ishte i ndjeshëm.

Tani Kombëtarja e Kosovës e ka edhe ndeshjen për plasman, të shtunën


(Kosova Sot Online)